Bimet indiane ne kozmetike (pluhurat indian)

Posted by Bio Shop Eri 27/12/2017 0Comment(s)

    Artikull i rëndësishëm për ata që janë fillestar me përdorimin e bimëve kozmetike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ÇFARË MUND TË BËNI ME BIMËT INDIANE (bime kozmetike ne forme pluhuri)?      

    1-Mund te  lani flokët tuaj.

    2-Te bëni maska përpara larjes me shampo (për aq kohë sa flokët nuk janë shumë të ndotur).

     3-Mund te beni maska pas larjes.

 

Per cfare mund te perdoren bimet kozmetike?

  • Për të stimuluar rritjen e flokëve
  • Për të rregulluar prodhimin e sebumit, te flokëve dhe lëkurës
  • Për të kontrolluar zbokthin
  •  Të japin volum
  • Për të rritur diametrin e boshtit të flokëve
  •  Për arome
  • Kundër humbjes së tepërt të flokëve
  • Për të larë dhe zbutur  flokët
  • Për trajtimin e lekures se papaster (akne,shenja,njolla)
  • Për lëkurë të thatë, ekzemë, psorias,dermatit,funghi etj
  • Për të pastruar lëkurën në thellësi dhe për të neutralizuar tonin e lekures

    KUJDES: Testojini paraprakisht ne nje tufe floke ,ose ne nje pjese te lekures per te pare nese jeni alergjik nga bima.

 

 

Si pergatiten keto bime?

 Pasi të keni zgjedhur bimet që do të përdorni,merrni nje sasi te barabarte mes tyre  , ose nje sasi me te bollshme te bimes qe e konsideroni më të dobishëm në atë moment te perdorimit.

 Shtoni ujë shumë të nxehtë, përzieni  mirë, masa e formuar duhet të ketë një konsistencë të butë, jo shumë të trashë (nëse përdoret në flokë të thatë), te lengshme(nëse e përdorni në dush apo banjë në flokë të lagur).

 Mbuloni tasin me leter kuzhine plastike ose  qese plastike,lereni ne qetesi per 20- 30 minuta. Pas saj maska eshte e gatshme per perdorim.

 

 

Nëse e aplikojmë atë në flokë të thatë ,si një maske para larjes me shampo:

Aplikohet masa e formuar ne skalpin e kokes,pjesa qe mbetet aplikohet ne gjatesi.

Masazhojeni lekuren me mollezat e gishterinjve, me lëvizje rrethore.

Kapini floket dhe mbeshtillini. Lereni të paktën 40 minuta.

Shperlarje finale behet me uje te bollshem dhe opsioni me I mire I mundshem eshte shpelarja me uthull molle.

Një gotë me uthull ose limon për gjysmë litër ujë.

 

Nëse e aplikojmë atë në flokë të lagur :

 Aplikohet maska  në lëkurë (ne skalpin e kokes), atëherë ajo që mbetet perhapet në gjatësi

Masazhohet lëkura mirë me majat e  gishtërinjve, me lëvizje te lehta rrethore. Nëse është e nevojshme, më tej lagni kokën pa e ekzagjeruar, në mënyrë që të mos lejoni qe masa te rrjedhe.

Kapini dhe mbeshtillini floket.

 Lereni te veproje per të paktën 15 minuta.

 Aplikimi i vajrave rekomandohet në flokë ende të lagura.

 

Ne sa kohe perdoren keto bime?

Natyrisht kur të doni! :)

Nëse, i përdorim ato për një arsye të veçantë si: zbokth, rënie e tepruar, stimulim i rritjes, etj. Mund ti perdorni ato se paku nje here ne jave dhe maksimalisht pas cdo larje.

 

 

Nuk gjendeni komod per te bere maska te tilla ,por doni ti perdorni keto bime kozmetike ,ne forma te tjera pa ju ulur efektin?

Patjeter qe ka dhe forma te tjera!

Bimët  ne forme pluhuri mund të përdoren si caj bimor.Normal JO per tu pire! 

Merrni nje luge te bollshme te bimes se perzgjedhur ose te miksimit te bimeve qe preferoni .Ngrohni nje kupe (gote) uji  dhe ne momentin qe ai nis te vloje ,fikeni .Hidhni ne kete ene nje luge gjelle pluhur dhe e leme per 30 minuta ne qetesi ,te mbyllur nga nje qeske plastike apo mjet tjeter rrethanor qe nuk e le avullin te dal jasht.

Pas 30 minutash mund te hapni enen dhe te filtroni ujin.

Aplikojeni ne floke,duke u fokusuar tek rrenja dhe duke e stimuluar veprimin me levizje rrethore (mollezat e gishterinjeve).

Mbeshtillen floket me peshqir dhe lihet ne qetesi per 30 minuta.Shpelarja behet normal  me uje te bollshem.Keshillohet perdorimi   i uthulles se molles ose limonit. (Nje gote me uthull ose limon per gjyesm litri uje).

Për flokë të gjatë, dyfishoni dozën.

 

 

Maske per lekuren!

  1. Aplikoni masen ne lekure te paster dhe te thate   
  2. Nuk duhet te leme masken te thate ne lekure
  3. Mbahet në lekure për 15 minuta
  4. Me pas behet shpelarja teresisht
  5. Aplikoni ne lekure uje nga lulet e ndryshme (limon,trendafil,mente etj)
  6. Ne fund procedoni me ritualin e perditeshem. (Serum,krem etj)

 

Me dashuri ♥

Bio Shop Eri

Write a Comment